Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të papajtueshëm me Kushtetutën paragrafin 1 të nenit 11 të Statutit nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të miratuar nga Qeveria më 27 dhjetor 2023.
Sipas akgjykimit , ky nen që përcakton organizimin e shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme bie ndesh me nenin 51 të Kushtetutës (Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale), në lidhje me nenin 7 (Vlerat) dhe nenin 92 (Parimet e Përgjithshme)
Gjykata ka urdhëruar Qeverinë që ta plotësojë dhe ndryshojë dispozitën në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Deri në bërjen e ndryshimeve, spitalet e përgjithshme do të ofrojnë shërbimet shëndetësore siç parashihet në nenin 12 të Ligjit për Shëndetin Mendor.
Kërkesa për masë të përkohshme është refuzuar, ndërsa Qeveria është e obliguar të njoftojë Gjykatën për masat e ndërmarra për zbatimin e vendimit. Aktgjykimi do të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi ditën e shpalljes.
Gjykata ka rikujtuar se Qeveria mund të marrë vendime dhe të nxjerrë akte juridike vetëm në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin, dhe vetëm kur ato janë të domosdoshme për zbatimin e ligjeve.
Kompetencat e saj nuk mund të jenë të pakufizuara dhe çdo veprim që prek të drejtat themelore duhet të ketë bazë të qartë ligjore.
Me këtë aktgjykim, Qeveria obligohet të ndryshojë dhe plotësojë nenin 11 të Statutit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, ndërsa deri në përfundimin e këtyre ndryshimeve, spitalet e përgjithshme duhet të ofrojnë shërbimet e përcaktuara në Ligjin për Shëndetin Mendor.
Të tjera
Sveçla i uron qytetarët për hapjen e urës së re mbi Ibër
11 palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza, numri total arrin në 300
Bahtiri hyn fort i lumtur në kuvend – arsyeja është hapja e urës së re në Mitrovicë