Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke theksuar se Kushtetuta e Kosovës e parasheh qartë mundësinë e mandatarit të dytë për formimin e qeverisë në rast se dështon i pari.
Murati ka theksuar se mënyra se si është e shkruar Kushtetuta “pothuajse nuk jep hapësirë që të mos ketë mandatar të dytë”, përveç në rastet kur asnjë subjekt politik nuk është i interesuar ta marrë përsipër tentativën e dytë.
“Sipas Kushtetutës, synimi është që të shfrytëzohet çdo mundësi për formim të qeverisë para se vendi të dërgohet përsëri në zgjedhje. Dhe ngjashëm sikurse mandatari i parë, edhe i dyti, sipas Kushtetutës i ka 15 ditë kohë për të siguruar shumicën e nevojshme”, ka shkruar Murati.
Ai shtoi se vendimi për mandatarin e dytë është në diskrecion të Presidentes së vendit, e cila, sipas tij, “mandaton personin që ka gjasat më të mëdha për të formuar qeverinë.”



Të tjera
Osmani i jep mandatin Glauk Konjufcës për formimin e Qeverisë së re
Basha pranon Raportin e Progresit, nënvizon avancimin e Kosovës drejt BE-së
Dhimbjet e kokës në mëngjes, çka duhet të dini?