Donald Trump ka një propozim për fqinjin verior Kanadanë, jepni sovranitetin tuaj dhe në do ju pajisim me “Kupolën e Artë”. Në një reagim të tij, pas interesimit të Kanadasë për projektin e mbrojtjes ajrore të SHBA-së, Donald Trump ka thënë se do t’i kushtonte Kanadasë 61 miliardë dollarë të ishte pjesë e mburojës së tij ambicioze të mbrojtjes nga raketat “Kupola e Artë”.
Sipas Trump mbrojtja ajrore do të ishte falas nëse Otava do të hiqte dorë nga sovraniteti i saj për t’u bërë shteti i 51-të i SHBA-së.
“I thashë Kanadasë, e cila dëshiron shumë të jetë pjesë e Sistemit tonë të mrekullueshëm të Kupolës së Artë, se do të kushtojë 61 miliardë dollarë nëse mbetet një komb i veçantë, por i pabarabartë, por do të kushtojë ZERO DOLLARË nëse bëhet shteti ynë i 51-të i dashur”, shkroi presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social të martën. “Ata po e shqyrtojnë ofertën”! tha Trump.
Një zëdhënës i Kryeministrit të Kanadasë, Mark Carney, tha se: “Kryeministri ka qenë i qartë në çdo rast, përfshirë edhe në bisedat e tij me presidentin Trump, se Kanadaja është një komb i pavarur dhe sovran dhe do të mbetet i tillë.”
SHBA-ja dhe Kanadaja kanë një marrëveshje mbrojtjeje, Komandën e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut, e cila përfshin zbulimin e sulmeve me raketa balistike. Përgjegjësitë e Kanadasë në Norad kanë ardhur në qendër të vëmendjes, ndërsa Rrethi Arktik shfaqet si vija e re e frontit në një garë gjeopolitike me Rusinë dhe Kinën.
Zëdhënësi i Carney shtoi se kryeministri po “zhvillonte diskutime të gjera dhe konstruktive” me homologët amerikanë, që “përfshijnë forcimin e Norad dhe iniciativave të lidhura me të, të tilla si Golden Dome”.
Carney u tha gazetarëve javën e kaluar se pjesëmarrja e vendit të tij në Kupolën e Artë “është diskutuar në një nivel të lartë”, megjithëse ai nuk do të “vendoste një çmim” për përfshirjen e saj, shkruan A2CNN. Ka të ngjarë që Kanadaja do të duhet të përfshihet në “Kupolën e Artë” në një farë mënyre, duke marrë parasysh se një raketë balistike ndërkontinentale e lëshuar nga Rusia, një nga kërcënimet që mburoja do të ishte projektuar të kapte – do të fluturonte mbi Kanadanë veriore për të arritur në SHBA.



Të tjera
Sorensen mirëpret angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet
Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës