Parlamenti i Shqipërisë e ka votuar mbrëmë pas mesnate projektligjin e Buxhetit të vitit 2026.
Veç kësaj, u votua edhe “Marrëveshja për paqen fiskale”, me 75 vota pro.
Kjo erdhi edhe përkundër kundërshtive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Bashkimi Evropian.
Borxhi prej janarit të vitit 2015 deri më 31 dhjetor të vitit 2024, arrin në vlerën e 84,4 miliardë lekë ose 844 milionë euro bashkë më gjobat e kamatëvonesat, pa përfshirë sigurimet shoqërore.
Për këto detyrime të kësaj periudhe, do të falet 50% e detyrimit nëse pjesa e mbetur paguhet me një këst brenda qershorit të 2026-ës, shkruan A2 CNN. Kur ky kusht nuk realizohet do të falet 25% e borxhit, nëse pjesa e mbetur prej 75% paguhet me këste mujore deri në fund të dhjetorit të vitit 2026. Në të dyja këto raste gjobat dhe kamatëvonesat thuhet në projektligj do të fshihen.
Kategoria tjetër me borxhe nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, do të përfitojnë falje të gjobave dhe kamatave nëse i paguajnë të gjitha detyrimet tatimore brenda vitit 2026.
Për sa i përket Projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026”, kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, tha se janë pranuar kërkesat e 7 komisioneve për të shtuar shpenzimet për disa institucione me vlerë 504.9 milionë lekë, që do të mbulohen brenda tavaneve të parashikuara në buxhet, raporton Klankosova.tv.
Ndërsa, sa i takon 50 amendimeve të opozitës, Ekonomi tha se cenonin parametrat fiskale pasi rrisnin me 278.9 miliardë lekë shpenzimet.
“Ky projektligj u miratua me 81 vota pro, 16 kundër dhe 0 abstenim”, njoftoi Kuvendi i Shqipërisë



Të tjera
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë
Lugina e Preshevës rrezikon zhdukjen
Kanceri mund të zbulohet nga analiza e urinës