Kuvendi e ka legjitimitetin dhe kapacitetin për të ushtruar punën e vet.
Kështu deklaroi, nënkryetarja e Kuvendit nga LVV-ja, Albulena Haxhiu.
“Përveç kryetarit kemi edhe 4 nënkryetarë, dhe sot vetëm edhe njërin prej tyre ta kishim pasur do të mund të mbanim mbledhjen e Kryesisë sepse duhen 4 anëtarë që mbledhja të fillojë”, deklaroi ajo para gazetarëve.
Ajo ka thënë se situata në të cilën gjenden nuk është ideale dhe se ideale do të ishte në deputeti nga radhët e komunitetit serb Nenad Rashiq do të zgjidhej nënkryetar.
Të tjera
Dashuria e mësuesve është po aq e rëndësishme sa ajo e prindërve
Ak*sident mes tri veturave në Prishtinë, lë*ndohet një person
Uji nga Liqeni i Badocit nuk duhet të përdoret për pije