Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi zyrtar për media kanë bërë të ditur se seanca e radhës konstituive do të mbahet nesër më 31 maj, me fillim nga ora 10:30, transmeton KosovaPost.
Kjo do të jetë seanca e 24-të në të cilën do të provohet konstituimi i Kuvendit, duke qenë se 22 seancat e fundit nuk kanë prodhuar asnjë rezultat.
Pritet të shihet nëse LVV do të insistojë përsëri në emrin e Albulena Haxhiut dhe përpjekjen për votim të fshehtë, apo nëse do të ketë ndonjë zhvillim të ri sa i përket raportit LVV-NISMA, pasi Fatmir Limaj është përmendur si emër i mundshëm për kryekuvendar në vend të Haxhiut.



Të tjera
Gabimet që nuk duhet t’i bëni në Instagram
E verdha e vezës, magjike për të rinuar lëkurën
Hulumtuesit mjekësorë thonë se indeksi i masës trupore nuk mjafton për të treguar sa jemi të shëndetshëm