Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses

Kuvendi shënon 18-vjetorin e Pavarësisë, Haxhiu zhvillon takime zyrtare

Me rastin e 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republika e Kosovës – në Kuvendi i Kosovës do të mbahet një seancë solemne, e cila nis në ora 10:30. Ndërsa kryetarja Albulena Haxhiu zhvillon takime zyrtare me përfaqësues nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Sipas njoftimit zyrtar, rendi i ditës i kësaj seance përfshin shënimin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka paraparë edhe një agjendë takimesh gjatë ditës. Në ora 14:00 ajo do të zhvillojë takim me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ndërsa në ora 15:35 do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Të gjitha takimet do të mbahen në kabinetin e kryetares së Kuvendit dhe zhvillohen në kuadër të aktiviteteve zyrtare për shënimin e Ditës së Pavarësisë.