Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ftuar në Pressing ka komentuar dekretin e presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se dekreti në fjalë është ‘’rishkrim i Kushtetutës’’.
Murati, ka deklaruar edhe se ‘’nuk ka pasojë juridike’’ që thotë se bëhet shpërndarja e Kuvendit nëse kalohet afati 30 ditësh.
‘‘Në atë paragraf nuk është se ka ndonjë pasojë juridike apo kushtetuese për sa i përket tejkalimit të atij afati.
Ky dekret përben tejkalim, dhe është rishkrim i Kushtetutës, pra thirret në diçka që nuk ekziston. Sepse nuk ka pasojë juridike që thotë se me automatizëm shpërndahet kuvendit nëse tejkalohet ky afat’’, ka thënë ai mes tjerash.



Të tjera
Ushqimet që nuk duhet të vendosen në frigorifer
Pesë ushqimet që ua vështirësojnë gjumin
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve