Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:40, në vendkalimin për këmbësor që ndodhet në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
Sipas informatave nga familjarë e miq bëhet e ditur se personi që ndërroi jetë është artisti Abdula Zeman, njofton Rtv Besa.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Ekrem Rexha, Prizren 06.07.2024 – 17:50. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndim vdekje-prurës për shkak se derisa ishte duke e drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë
Të tjera
Zlatan Elek dështon për herë të tretë, s’merr votat për nënkryetar
Kryeparlamentari Basha mban konferencë për media
Murati thotë se deputetët sot kanë dy opsione të zgjedhjes mes Listës Serbe dhe Nenad Rashiqit