Ky është dr*oni luf*tarak “Skifter K1”, i cili është prodhuar në Kosovë

Ky është dr*oni luf*tarak “Skifter K1”, i cili është prodhuar në Kosovë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë dje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe mirënjohjeve për fituesit e Sharkathon 2025, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes.

Ekipi inovativ nga Kosova Skifteri Drones është nderuar me çmimin e parë në prodhimin e dronëve luftarakë, duke shënuar një arritje të rëndësishme në fushën e teknologjisë dhe mbrojtjes në Kosovë.

Njoftimi nga SKIFTERI DRONES:

Ekipi ynë i SKIFTERI DRONES u nderua me çmimin e parë në prodhimin e dronëve luftarakë në Kosovë. Një falënderim i veçantë për ministrin e mbrojtjes Ejup Maqedonci, American Chamber of Commerce in Kosovo nën udhëheqjen e Arian Zekës, si dhe U.S. Embassy Pristina, Kosovo Nga sot e tutje, inovacionet e ekipit të SKIFTERI-t do t’ju befasoj. Po fillojmë t’ju demonstrojmë SKIFTERI K1 (https://skifteri.ai/k1), i cili u testua lansimi i tij nga një raketë.