Përfaqësuesja e Kosovës në futboll gjatë muajit nëntor do të luaj dy ndeshje shumë të rëndësishme, të cilat janë vendimtare për të siguruar biletën për Kampionatin Botëror.
”Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Sllovenisë me 15 nëntor dhe tre ditë më vonë do të jetë nikoqire e Zvicrës, shkruan IndeksOnline.
Selektori Franco Foda ende nuk e ka bërë publike listën me futbollistët e ftuar, por tashmë është mësuar emri i parë.
Bëhet fjalë për gardianin e Dritës, Faton Maloku.
Klubi nga Gjilnai gjatë ditës ka konfirmuar se Maloku është ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor.




Të tjera
Zelensky: Bisedimet e reja trepalëshe do të mbahen më 4-5 shkurt në Abu Dhabi
Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE
Njihuni me simptomat që mund t’i keni pasi ta merrni vaksinën anti-Covid