25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës.
Në postimin e publikuar në Facebook nga faqja e fshatit të tashmë të ndjerit, shkruan se njoftimi për kohën e varrimit do të jepet më pas.
“Të dashur banorë të fshatit Vragoli me shumë dhimbje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë tragjikisht në moshen 25 vjeçare Arbër Gërguri. Allahu e mëshiroftë Arbërin. Ngushllime familjes Gërguri, jemi me ju në këto çaste të vështira për ju. Për varimin e të ndjerit ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postimin e faqes “Vragolia”.
I riu vdiq pasi kolegu i tij ra nga lartësia në një profilë metali dhe goditi në kokë viktimën.



Të tjera
Si të përdorni mjaltin për shëndetin perfekt të lëkurës?
Një nga futbollistet iraniane që kërkuan azil në Australi ndryshon mendje
Dieta me kos për të humbur 5 kg për një javë