Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas pranimit të “Çmimit të Evropës”, nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, përcjell KosovaPost.
Ceremonia e veçantë u organizua sot nga PanEuropa.
Osmani tha se dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
“Ky është një nderim për Repubikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e Presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri”, tha ajo.
“Për Kosovën që beson, që qëndron dhe që ecën përpara!”, theksoi e para e shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, në zemër të Evropës, në Vjenë, pranova me respekt Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, në një ceremoni të veçantë organizuar nga PanEuropa.
Dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ky është një nderim për Repubikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e Presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri.
Për Kosovën që beson, që qëndron dhe që ecën përpara!



Të tjera
Rama dhe Linda shpërfillin çiftin presidencial
Parandaloni rënien e flokëve me maskën me banane
Erdogan i akordon kreut të OKB-së Çmimin Ndërkombëtar të Paqes `Ataturk