Gjatë mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën.
Media mëson se personi që humbi jetë në këtë aksident të rëndë është 60 vjeçari nga Peja, Erzen Merxha.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Daut Hoxha, ku tha se një person ka humbur jetën, ndërsa shoferi i veturës është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë për në QKUK.
“Një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe me pas duke përfunduar jashtë rrugës”, tha Hoxha.
“Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili është duke u trajtuar (mjekuar) në QKUK në Prishtinë”, theksoi ai.
“Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës. Njësia e Mjekësisë ligjore e kanë tërhequr kufomën, e cila me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, shtoi Hoxha.



Të tjera
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë