Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të moshës madhore. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në fshatin Koliq të Prishtinës, Prokuroria ka nisur hetimet.
I dyshuari për rastin është një 22-vjeçar, i cili ende nuk është kapur – ndërkaq viktima është një vajzë e mitur, që dyshohet se është sulmuar seksualisht.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që po kërkohet për këtë rast është Avdullah Ramadani.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, derisa ka qenë me të dyshuarin, ai e ka sulmuar seksualisht.
Pas denoncimit të rastit, Hetimet Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, por aloma nuk është siguruar prezenca e të dyshuarit.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e hetimit për veprën penale ‘Sulm seksual’.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.
Të tjera
Sallahu takon drejtorët e ShKK-së, diskutuan për masat e reja që garantojnë rritjen e transparencës
Dardanët e mbajtën stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër
Putini është ndoshta krimineli më serioz i luftës i kohës sonë