Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar dje në orën 16:18 në Podujevë.
Personi që ka humbur jetë është Mehdi Kunushefci.
Për vdekjen e tij kanë shkruar nga fshati i lindjes, duke shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerit.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë miqtë e farefisin se pas një aksidenti në fshatin Llugë sot në orët e pasditës ka ndërruar jetë bashkëvendasi ynë Mehdi Kunushefci. Ngushëllimet më të thella për familjarët e bacin Mehdi, Zoti e mëshiroftë dhe e gradoftë me xhenet!”, thuhet në njoftim.
Një shofer mashkull kosovar, dyshohet se nga pakujdesia, ka goditur me veturën e tij një biçikletë të drejtuar nga një mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.




Të tjera
9 gjëra që mund të na e lehtësojnë jetën
Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës