Plagosja e trefishtë në një lokal të Deçanit mbrëmë pas mesnate ka aktivizuar Policinë dhe Prokurorinë Rajonale në Pejë për hetimin e rastit, që çoi në arrestimin e një personi të dyshuar për tentim vrasje.
Tre personat që u qëlluan me armë zjarri janë një avokat shqiptar dhe dy serbë – ndërsa motivi i incidentit akoma nuk është bërë i qartë, raporton Klankosova.tv
Siç merr vesh Klankosova.tv, i dyshuari që përfundoi në ndalim policor është Ismet Zukaj, ndaj të cilit është iniciuar rasti për veprën penale ‘vrasje e mbetur nё tentativё’.
Zukaj ka shkrepur në drejtim të viktimave, të cilët janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal nё Pejё, e më pas dy prej tyre janë transferuar në QKUK.
Nga i dyshuari, në vendin e ngjarjes, janë sekuestruar një armë me karikator, nëntë fishekë dhe tri gëzhoja.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.



Të tjera
Mbyllen aeroportet në disa qytete evropiane për shkak të akullit
Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve
KQZ-ja merr vendim të rinumërohen votat në 10 komuna