Hetimi i nisur nga Policia e Kosovës lidhur me një rast në prill të këtij viti ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, konkretisht planifikim të një vrasje, prezantim të rremë si person zyrtar dhe mashtrim.
I dyshuari është një shtetas i Serbisë, i cili është përfundoi në prangat e Policisë pas një aksioni të zhvilluar të enjten në Fushë Kosovë.
Media ka mësuar se i dyshuari që u prangos është Remzija Bejic, rreth 53-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Sipas burimeve, i dyshuari që nga muaji prill dhe në vazhdimësi është prezantuar te disa qytetarë si zyrtar i lartë i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm.
Përveç këtyre dy veprave penale, ai ngarkohet edhe me veprën ‘Mashtrimi’ që dyshohet se e ka kryer duke bërë shitblerje të pronave në Mal të Zi, me veprime të jashtëligjshme.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga ana e Policisë dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, e po ashtu edhe me AKI-në, është identifikuar i dyshuari dhe i njëjti është kapur gjatë ditës së djeshme.
Në operacionin për arrestimin e tij, është kryer edhe bastisje në banesën e të dyshuarit, ku Policia e Kosovës ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë prova të ndryshme materiale, që përfshijnë edhe dokumente.
Ndaj tij, Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore brenda afatit ligjor.



Të tjera
Si të përdorni mjaltin për shëndetin perfekt të lëkurës?
Një nga futbollistet iraniane që kërkuan azil në Australi ndryshon mendje
Dieta me kos për të humbur 5 kg për një javë