Ky është zytari i arrestuar dje për marrje ryshfeti, u kap në flagrancë nga policia

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari publik, i cili dyshohet për marrje ryshfeti.

Media merr vesh nga burimet e saja se zyrtari i arrestuar është Imer Sllamniku.

Ai është ndaluar për 48 orë.

Sipas njoftimit zyrtar, personi i arrestuar punonte në Qendrën për Regjistrim Civil dhe dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar përfitime pasurore në këmbim të një shërbimi zyrtar.