Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se gjyqtari serb i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët e Agjencisë së Inteligjencës në Serbi (BIA).
Në një konferencë për media, Haxhiu ka deklaruar se gjyqtari Laban ka gjithashtu raporte të afërta me kriminelin e kërkuar nga autoritetet kosovare, Radoiçiq.
Për rrjedhojë sipas Haxhiut, i njëjti përbën kërcënim për sigurinë e vendit.
“Bzuar në informacionet që kanë institucionet relevante, gjyqtari Laban dyshohet se është njëri ndër bashkëpuntorët e BIA-së. Radomir Laban gjatë vitit 2006 ishte pjesë e organaeve të Serbisë, zyrtar për njësinë për intelegjencë e cila sipas të dhënave që njihen publikisht ka të bëj me aktivitete kriminale, korrupsion me ç’rast ishte dënuar me gjashtë vite lirie. Ky besohet të jetë rasti kur BIA e ka komprementuar dhe ia ka organizuar zhvendosjen në Kosovë”, ka deklaruar Haxhiu gjersa thekson se rrethanat në të cilat u lirua mbesin enigmatike.
Sipas Haxhiut, Radojçiq nuk është krimineli i vetëm me të cilin, gjyqtari Laban ka kontakte.
“Në saje të raporteve të hershme, Laban ka përfituar si prona të paluajtshme si dhe punësimin e familjarëve të tij. Nga ajo që dime, ai nuk ka njohje vetëm me Rdaojçiqin por edhe me pjesëmarrjen tjetër të sulmit terrorist paramilitar në Banjskë, Bojeviq i njohur me nofkën “Mami”, njëri prej miqve më të mire të Radojçiqit”, ka treguar Haxhiu.
Haxhiu nuk ka kursyer kritikat ndaj asaj që e konsideron “neglizhencë” të institucioneve e sidomos pas paralajmërimeve të dhëna nga presidentja, Vjosa Osmani, informacione që sipas Haxhiut, organet kanë kohë që i zotërojnë.
Ajo ka bërë thirrje që Prokuroria të nisë hetimet ose nëse i ka nisur të tregojë publikisht për këtë gjersa ka kërkuar edhe shkarkimin e Labanit.
Të tjera
Kosova qëndron fuqishëm përkrah jush
Shefi i OBSH-së kërkon mbrojtje për shëndetin dhe punonjësit e ndihmës në Gaza pas lirimit të një punonjësi nga Iz*raeli
Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe