Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjakovës, Adelina Shehu, është përfshirë në një veprim që bie ndesh me rregullat që vetë institucionet shëndetësore të vendit i promovojnë dhe zbatojnë, shkruan Insajderi.
Shehu ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shihet duke konsumuar puro në një aheng të mbajtur në ambient të mbyllur – veprim ky që përbën shkelje të qartë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ndalon rreptësisht konsumimin e duhanit në hapësira të mbyllura.
“Lady” është mbishkrimi që drejtoresha i ka vënë fotografisë:

Fakti që vetë drejtoresha e ka publikuar foton në rrjetet sociale e bën rastin edhe më të papërgjegjshëm, duke pasur parasysh se ajo merret drejtpërdrejt me fushën e shëndetësisë dhe duhet të japë shembull për respektimin e ligjit.
Personat fizik që e shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit dënohen me gjobë prej 50 euro. Ndërkaq, ata fizik marrin gjobë 3000 euro.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se keni nevojë për kalcium
Florentino Perezi po shtyn për Michael Olisen, mund t’i kushtojë 160 milionë euro
Gjethet e dafinës të mira për tretje dhe kundër diabetit