Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, aktori i njohur Laert Vasili, ka zhvilluar një vizitë në Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz, një vend që për shqiptarët kudo është simbol i qëndresës, sakrificës dhe lirisë.
Vizita e tij u bë publike përmes një videoje të shpërndarë në rrjetin social TikTok, ku Vasili shihet i ulur në gjunjë përpara varrit të komandantit legjendar Adem Jashari – një gjest përulësie dhe respekti të thellë ndaj figurës më të lartë të rezistencës shqiptare në Kosovë.
“Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të lirisë”, ka shkruar aktori në përshkrimin e videos.
Ky veprim i ish-konkurrentit vjen si një kujtesë se nderimi për figurat kombëtare nuk njeh kufij, profesione apo përkatësi të momentit. Përulja e tij përpara varrit të një heroi është një akt që i flet ndërgjegjes shqiptare, duke na kujtuar se liria nuk është dhuratë, por amanet që duhet ruajtur me dinjitet.
Të tjera
Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim
Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin – Kosova nuk flirton me fuqi malinje