Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.
Lidhur me detajet nga ky vendim i UÇK-së, Lahi Brahimaj-Ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka treguar se hapat e parë ishin nga fillimet e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe. Brahimaj deklaroi se ky mobilizim i përgjithshëm ndikojë në rritjen e vullnetarëve nga diaspora për ndihmë ushtarake në krejt territorin e Kosovës.
Ai në një lidhje direkte në “FIVE” u shpreh se njëra nga arsyejet se pse ndodhi mobilizimi i tërësishëm i UÇK-së ishte rastet e shpeshta të masakrave dhe mos ndalja e krimeve serbe ndaj popullatës shqiptare.
“Me 24 mars kur filluan bombardimet e NATO-s dhe ngjarjet në vend po zhvilloheshin dhe po rriteshin masakrat dhe gjendja në teren po përkeqësohej. Atëherë filloj edhe mobilizimi i UÇK-së në nivel vendi dhe nga diaspora. Me 9 prill, pas një javë mobilizimi ishte Beteja e Koshares. Kjo u përgatit me kujdes, para NATO-s por mobilizimi i përgjithshëm ndikojë në rritjen e numrit të ushtarëve.
Operacioni “Shigjeta” ishte në kuadër të mobilizimit të UÇK-së”, tha Brahimaj.
Brahimaj shtoi se dita-ditës, 26 vite më parë, UÇK-ja u ballafaqua me plagosjen e ushtarëve të saj por edhe krimet në popullatën civile.


Të tjera
Vr*itet një 71-vjeçare nga Kosova në Cyrih
Kapsllëku kronik rrit rrezikun edhe për probleme me veshka
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës