Drejtori gjeneral i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani, ka njoftuar se Shërbimi Korrektues i Kosovës është shpërblyer me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve (ICPA) për projektin inovativ “Rehabilitimi Gjithëpërfshirës dhe Kujdesi Shëndetësor.”
“Ky çmim është njohje e qartë për transformimin e thellë, përkushtimin e palëkundur dhe profesionalizmin e çdo punonjësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës, njerëz që çdo ditë punojnë me zemër, integritet dhe vizion për një sistem korrektues më njerëzor dhe më efikas,” ka deklaruar Dibrani.
Ai ka falënderuar stafin e Shërbimit Korrektues, Qeverinë e Republikës së Kosovës, ministrin dhe ish-ministren e Drejtësisë për mbështetjen, si dhe Departamentin Shëndetësor të Burgjeve për rolin e tyre vendimtar në arritjen e këtij suksesi.
Dibrani ka shprehur mirënjohje edhe për partnerët strategjikë, Ambasadën Amerikane, EULEX-in, Këshillin e Evropës, OSBE-në dhe organizatat e tjera ndërkombëtare e vendore, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
“Ky çmim nuk është vetëm i yni, është i Kosovës, i çdo zëri që beson në ndryshim, rehabilitim dhe dinjitet njerëzor,” ka theksuar ai, duke shtuar se Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të jetë lider në rajon dhe më gjerë.



Të tjera
Njohja nga Siria, hap i rëndësishëm në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës
Kujdes me mandarinat! Nëse hani shumë mund të përfundoni te mjeku
Arabia Saudite mirëpret njohjen e Kosovës ndaj Sirisë