Kryetari i Parlamentit nuk zgjidhet pa bërë kompromis VV, ja çfarë thotë aktgjykimi i vitit 2014

Lajme Kosovë Deputetët e Vetëvendosjes kundërshtojnë vendimin Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që kryetari i ri i Kuvendit të zgjidhet përmes votimit të hapur dhe brenda një afati prej 30 ditësh.

Në njoftimin e publikuar të premten, thuhet se kandidati për këtë post mund të votohet maksimumi tre herë, ndërsa të gjithë deputetët kanë detyrimin të marrin pjesë në procesin e votimit.

Po ashtu sipas njoftimit, Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë reaguar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja Shqipe Selimi – Mehmeti, ka shkruar se Gjykata Kushtetuese e ka shkelur Kushtetutën.

“Prej nga shpiku Gjykata Kushtetuese këtë për tri tentime? Pse jo katër? Pse jo dy? Pse jo vetëm një? Ky është rishkrim i kushtetutës. Pra, Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetutën”, ka pohuar deputetja.

Po ashtu, një reagim e ka bërë edhe deputeti tjetër i kësaj partie, Armend Muja.

“I doli arapllaku edhe Gjykatës Kushtetuese e cila ju bashkua prokurorit Blerim Isufajt, kumbarës së lirimit të Millan Radoiçiqit, në luftën kundër Qeverisë Kurti”, tha ai.

 

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe brenda 30 ditëve.

Në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, Gjykata ka konstatuar që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme