Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm katër minutash në duelin e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Olympique Marseillet (2:1).
Mbrojtësi i djathtë e ndjeu një dhimbje të fortë në muskulin e këmbës së majtë pas një kontrollimit të topit duke e detyruar trajnerin Xabi Alonso ta zëvendësojë menjëherë me Dani Carvajal.
Trajneri spanjoll ishte munduar të sigurohej rreth natyrës së lëndimit duke thënë: “Nuk është aq e rëndë seç mendonim, por duhet të presim”.
Fatkeqësisht, ekzaminimet mjekësore e konfirmuan një tërheqje muskulore në këmbën e majtë, me një periudhë pushimi prej tri deri në katër javë.
Ky lëndim vjen në një moment delikat për Real Madridin, i cili duhet të përballet me një kalendar të mbushur me angazhime mes Ligës së Kampionëve dhe La Ligas.
Mungesa e Alexander-Arnold do tta vë nën presion krahun e djathtë, me Carvajal i thirrur për ta mbuluar rolin e titullarit.
Duke e konsideruar moshën dhe lëndimet e fundit të veteranit spanjoll, Alonso mund t’i shqyrtojë edhe opsionet tjera si Fede Valverde apo Raúl Asencio, për t’i menaxhuar sa më mirë të jetë e mundshme rotacionet.
Të tjera
E pabesueshme nga Spanja, diskutohet tërheqja nga Botërori 2026, shkak bëhet përfaqësuesja tjetër
Ndikimi i Musialës ka ndryshuar lojën e Kejnit, po shënon më shumë se kurrë në Bundesliga
Thaçit i binte telefoni vazhdimisht, mendoj që ai përfaqësonte interesat nga jashtë