Ish numri 10-të i Kosovës, Arbër Zeneli, përmes Instagramit ka reaguar lidhur me raportet e tij me kombëtaren.
Futbollisti ka “sqaruar” situatën mes tij dhe reprezentacionit, rreth fanellës.
Pavarësisht se nuk e shpjegon atë që ndodhi në ndeshjen me Rumaninë, megjithatë thotë se numri 10 nuk ka të bëj asgjë me rrethanat, andaj sipas tij është ekzagjeruar.
“Unë jam shumë i lumtur që kam luajtur për Kosovën dhe i kam ca kujtime që nuk do t’i harroj kurrë. Faleminderit gjithmonë për mbështetjen”, shkruan ndër të tjera Zeneli.
Në fund i dërgon selam edhe atyre që ai i quan “eksperta” për të cilët thotë se po shtyhen se kush e ka zërin më të lartë.

Ky reagim i futbollistit vjen pasi të dielën në emisionin “Sports Show”, gazetari dhe prezantuesi, Arlind Sadiku, publikoi një bisedë me babain e Arbër dhe Besfort Zenelit, Avniun, i cili akuzonte Federatën për sjellje jo korrekte ndaj birit të tij, kurse për djalin tjetër tha se “Kurrë nuk do të luaj për Kosovën”.



Të tjera
‘Vullnetarë’ rusë financojnë manastiret serbe në Kosovë
Zgjatet afati i aplikimit për Skemën e Granteve për Energji të Pastër
Kurti emëron Imri Demelezin Ministër në detyrë të Bujqësisë