Analisti politik Selam Shkodra, në emisionin “Këndi i debatit” në TëVë1, ka folur për seancën konstituive të Kuvendit, e cila pritet të mbahet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke theksuar se sjellja e akterëve politikë këtë herë është më e përgjegjshme.
Sipas Shkodrës, procesi zgjedhor i 28 dhjetorit ka ndikuar në pjekurinë e skenës politike në vend.
“Sjellja e akterëve politikë gjatë ditës së nesërme është me rëndësi të theksohet, pasi pas këtij procesi zgjedhor të 28 dhjetorit, skena politike ka dalë më e pjekur. Këtë herë po shihet një sjellje më e përgjegjshme e politikanëve, sepse besoj se kanë arritur në limitet ku e kanë kuptuar se qytetarët më nuk mund të mashtrohen dhe nuk mund të durojnë sjellje të papërgjegjshme nga disa individë apo subjekte politike,” ka thënë Shkodra.
Ai ka theksuar se edhe këto zgjedhje kanë qenë një formë e votës ndëshkuese nga ana e qytetarëve, ashtu si në vitin 2021.
“Unë vazhdoj të mendoj se, përveç vitit 2021 kur ka pasur një votë të qartë ndëshkuese, edhe zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë qenë po ashtu një votë ndëshkuese. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht mbështetje të plotë për ndonjë parti që ka qenë në pushtet për rreth pesë vite, por është reagim ndaj sjelljeve të një pjese të spektrit politik gjatë vitit 2025. Qytetarët edhe kësaj here kanë vendosur të ndëshkojnë dhe mendoj se do të ishte e tepërt të mos reflektohet pas këtyre rezultateve,” ka deklaruar Shkodra.
The post Shkodra: Skena politike është më e pjekur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on GazetaBlic.



Të tjera
Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve
Policia e Kosovës godet kr*imin e organizuar ndërkombëtar
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete të shkallës së ulët