Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka vazhduar me paraqitje të përkryera edhe në ndeshjen e mbrëmshme (e enjte) ndaj Italisë.
Spanja mori fitoren e dytë në grupet e Euro 2024, pasi pas Kroacisë mposhti edhe Italinë me rezultat 1-0.
Yamal ishte i papërmbajtshëm me driblimet dhe depërtimet e tij në krahun e djathtë të sulmit.

‘Viktimë” e yllit spanjoll në një rast ishte kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, i cili përdori një shtrirje për t’ia marr topin.
Megjithatë, italiani përfundoi i dribluar keq dhe i turpëruar pas një lëvizje mahnitëse në stilin ‘ruletë’.



Të tjera
6 shenjat që i dallojnë njerëzit inteligjentë
Pse njerëzit jokompetentë duket se kanë më tepër vetëbesim
Si t’i mbroni sytë nga kompjuteri?