Të shtunën e ardhshme, Carlo Ancelotti do të drejtojë për herë të fundit Real Madridin në ndeshjen kundër Real Sociedad në ‘Santiago Bernabéu’, duke mbyllur një kapitull të lavdishëm në historinë e klubit.
Me 15 trofe të fituar në dy periudha si trajner i “Los Blancos”, Ancelotti është bërë trajneri më i suksesshëm në historinë 123-vjeçare të klubit, duke tejkaluar legjenda si Miguel Muñoz dhe Zinedine Zidane .
Lista e trofeve të fituar nga Ancelotti përfshin:
3 Liga të Kampionëve (2013–14, 2021–22, 2023–24)
3 Kupa të Botës për Klube
3 Superkupa të Evropës
2 La Liga
2 Kupa të Mbretit
2 Superkupa të Spanjës.
Pas përfundimit të sezonit, Ancelotti do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, duke nisur një sfidë të re në karrierën e tij të pasur .
Në nder të kontributit të tij të jashtëzakonshëm, Real Madrid ka planifikuar një ceremoni lamtumire pas ndeshjes së fundit në ‘Bernabéu’, ku do të ekspozohen të 15 trofetë e fituar nën drejtimin e Ancelottit .
Ky moment do të shënojë fundin e një epoke të ndritur për Real Madridin dhe fillimin e një kapitulli të ri nën drejtimin e trajnerit të ardhshëm, Xabi Alonso .
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin