Xhudistja Laura Fazliu, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Universitare Botërore në Rhine-Ruhr të organizuara nga FISU.
Fazliu është stolisur me medaljen e argjendtë.
Ajo në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë xhudistja kosovare e mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina.
Në çerekfinale ajo mposhti Viktoria Folgen nga Gjermania.
Laura në gjysmëfinale triumfoi ndaj Flavia Favorini nga Italia.
Në ndeshjen finale me Narumi Tanioka nga Japonia për medaljen e artë, rrugëtimi i Laurës u ndërpre për shkak të një lëndimi, që përfundoi duke u stolisur me medaljen e argjendtë.
“Faleminderit për emocionet që na dhurove dhe që na bën krenarë!”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.



Të tjera
Kosovën nuk e shohin më si kundërshtar të lehtë, shqetësim mungesat dhe atmosfera
9 gjëra që bëjnë përshtypje të mirë në sytë e të tjerëve
Vidhen stoli ari në një shtëpi në Leshan të Pejës