LDK dhe PDK bashkohen për balotazhin e GjilanitLDK bëhet bashkë

LDK dhe PDK bashkohen për balotazhin e GjilanitLDK bëhet bashkë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është bërë bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës, për balotazhin e 9 nëntorit në Komunën e Gjilanit.

Këtë tashmë e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

“Sot nënshkruam një marrëveshje politike për bashkëpunim dhe qeverisje të përgjegjshme në Gjilan, që reflekton vullnetin e qytetarëve për unitet, profesionalizëm dhe mirëqenie. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon, që punon me transparencë dhe që vendos interesin publik mbi gjithçka. Qeverisja që duam është ajo që i shërben qytetarëve pa dallime, me vizion dhe përgjegjësi. Falënderim të veçantë për z. Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, dhe z. Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, për gatishmërinë, vizionin dhe frymën e bashkëpunimit që po e ndërtojmë bashkë për të mirën e qytetit tonë. Gjilani i ri meriton stabilitet, zhvillim dhe udhëheqje që bashkon. Dhe këtë do ta bëjmë bashkë me besim në Zot, me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve tanë”, ka shkruar Ismajli.

Nga rezultati i zgjedhjeve të 12 tetorit, Komuna e Gjilanit nuk arriti të ketë fitues, pa cka Vetëvendosje dhe LDK do të përballen edhe me 9 nëntor për të parë se kush do të jetë i pari që do të qeverisë edhe për katër vitet e tjera me këtë komunë.