Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur rreth dështimit të krijimit të Qeverisë së re dje në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Në një konferencë për media, Kurti u shpreh se Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka bërë ftesë dy herë për marrëveshje, ndërsa me Nisman ka qenë në kontakt të vazhdueshëm.
Sipas Kurtit, LDK do ta pranonte ftesën vetëm nëse edhe PDK do të ishte brenda saj.
“Asnjëra nga partitë që ju kemi bërë ftesë nuk ka pranuar të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që duhej të kishte koalicion. I bëmë ftesë dy herë LDK-së dhe kemi qenë në kontakt te vazhdueshëm me Nismën. Të pranonin ofertën tonë për bashkëpunim, jo vetëm që do t’i kishim numrat, por edhe do të mund të jepnim çështje zgjidhjes së Presidentit e cila na pret pas katër muajve”, tha ai.
“Në vitin 2020 ja arritëm por vetëm për 51 ditë, e provuam përsëri me lidershipin e ri të LDK-së por pa sukses. E vetmja mënyrë se si LDK pranonte ishte që edhe PDK-ja të jetë aty brenda. Për neve kjo është e papranueshme”, shtoi tutje Kurti.



Të tjera
Meshkujt pëlqejnë këto 10 gjëra tek femrat
Serbia ta dorëzojë kryekri*minelin Radoiçiq
Të bëjë paqe, jo të testojë r@keta bër*thamore