Abdixhiku pas takimeve me ambasadorët e SHBA-së, Britanisë, Francës e Gjermanisë: LDK garanton stabilitet dhe ecje euroatlantike

LDK garanton stabilitet dhe ecje euroatlantike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se sot është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, me të cilën ai tha se ndër të tjera kanë diskutuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, përcjell KosovaPost.

Abdixhiku gjithashtu bëri të ditur se ka theksuar përkushtimin e LDK-së për ecje euroatlantike me aleatët.

Ai tregoi se gjatë këtyre ditëve ka takuar edhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, atë të Francës, Olivier Guerot, si dhe ka pasur një drekë pune me ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph.

Postimi i plotë: