Pas deklaratës së nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se “Vjosa Osmani është personi fajtor pse LDK-ja në vitin 2021 ka rënë në 12 për qind”, ka reaguar Hafiz Shala publicist dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Në një postim të tij, Shala ka mbrojtur Presidenten Osmani, duke theksuar se ajo po e përfaqëson shtetin në mënyrë brilante në politikën e jashtme dhe ka fituar simpatinë e shumë udhëheqjeve ndërkombëtare, me theks të veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“LDK-ja ia ka mbyllur derën, prandaj rruga që ju e keni zgjedhur nuk është ajo që e ka zgjedhur znj. Presidente Vjosa Osmani. Të injorosh një zonjë që po e përfaqëson shtetin në mënyrë brilante në arenën ndërkombëtare, e cila ka fituar simpatinë e shumicës së shteteve mike, me theks të veçantë të SHBA-së – mikut, çlirimtarit dhe gardianit të Dardanisë dhe kombit shqiptar në përgjithësi – është e pakuptueshme,” ka shkruar Shala.
Ai ka shtuar se Presidentja duhet të zgjidhet përmes referendumit gjithë popullor, duke theksuar bindjen se “nuk ka kandidat që mund të zgjidhet para saj”.



Të tjera
Gjërat që një mashkull sheh tek një femër, në takimin e parë
Mungesa e ujit nxit shtimin në peshë
Me Halil Thaçin kryetar, në Obiliq do të ketë punësim të rinisë