Gjatë ditës së zgjedhjeve komunale në Kosovë, një komunikim i brendshëm i përfolur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë ka ngritur dyshime serioze për shkelje të rregullave zgjedhore dhe cenim të fshehtësisë së votës. Një bisedë e publikuar nga grupi në Messenger me emrin “Komisionerët e LDK-së” tregon për përpjekje të mundshme për të ndikuar në procesin e votimit.
Në mesazhin e publikuar, kandidati për Asamblenë Komunale të Mitrovicës, Xhevdet Ferizi – Xheki, u kërkon komisionerëve të vendosur pranë vendvotimeve që të nxjerrin emrat e votuesve që ende nuk kanë votuar, me qëllim që t’i kontaktojnë dhe t’i “motivojnë” të dalin në votim.
“Ju lutem, komisionerë që jeni pranë listave të votuesve, gjeni mënyrën dhe na dërgoni emrat e votuesve që ende nuk kanë votuar, në mënyrë që t’i kontaktojmë dhe t’i motivojmë të dalin në votim,” – thuhet në mesazhin e tij.
Ky veprim, sipas vëzhguesve zgjedhorë dhe njohësve të procesit, përbën shkelje të qartë të rregullave zgjedhore dhe cenon fshehtësinë e votës, pasi komisionerët nuk kanë të drejtë të përdorin ose shpërndajnë të dhënat e votuesve për qëllime partiake.



Të tjera
“Momenti i papritur për Shaqirin: portieri i Kosovës shkakton tronditje!”
Ja kur është koha e duhur për të pirë ujë
“Pas balotazhit, Prizreni mbetet blu – Totaj fiton edhe një mandat!”