Ukshini: LDK-ja po luan rol bllokues, Kurti e kompleksoi

LDK-ja po luan rol bllokues, Kurti e kompleksoi

Ish-ambasadori, Sylë Ukshini ka komentuar situatën politike në vend, duke vlerësuar rolin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe të partive të tjera në procesin e formimit të qeverisë.

Sipas Ukshinit, Kurti nuk ka bërë ftesë për koalicion për të gjitha partitë politike, por vetëm për LDK-në dhe Nismën.

“Kurti nuk iu ka bërë ftesë të gjitha partive politike, i ka bërë vetëm LDK-së dhe Nismës. Prandaj, PDK dhe AAK, nuk mund të thuhet se s’po e kanë vullnetin për ta bërë qeverinë. Kurti nuk ka bërë ofertë. Mendoj, se në këtë pikë, Kurti ka treguar pak vullnet për ta tejkaluar këtë krizë – LDK-ja ka thënë jo me VV-në, jo me opozitën, në një mënyrë mund të thuhet se ka marrë një rol bllokues, për të ruajtur pozicionin e vetë. Absolutisht, nëse i thua ‘jo’ asnjërës palë”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai shtoi se LDK-ja ka marrë një rol bllokues duke refuzuar bashkëpunimin me VV-në dhe opozitën.

Ukshini theksoi gjithashtu se Kurti, me të drejtë ose jo, ka kompleksuar LDK-në duke i thënë se nuk mund të bashkëpunojnë me PDK-në, pasi kjo parti nuk është reformuar dhe nuk është e aftë për koalicion.

“Kurti, me të drejtë ose jo e ka arritur një gjë – me kompleksua LDK-në, duke i thënë ‘dëgjo, nuk bën me bashkëpunua me PDK-në, sepse s’janë të reformuar!’. D.m.th, Kurti ka marrë ekspertizën në dorë për të konstatuar një parti që a është e aftë mjaftueshëm për të hyrë në koalicion, si dhe a është e reformuar. Ndërsa, LDK-ja me bë arsyetimin se ‘jo,jo, ne nuk hyjmë në koalicion se jemi më ndryshe’”, deklaroi ai