Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas një incidenti të ndodhur sot gjatë një interviste, ku deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, është përballur me ofendime verbale, të cilit i është përgjigjur me sulm fizik, transmeron KosovaPost.
Në komunikatën zyrtare, LDK-ja e cilëson ngjarjen si “akt të papranueshëm” dhe “cenim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë personale të një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit dhe të integritetit të institucioneve demokratike të vendit”.
“Sulmet, qoftë verbale apo fizike, ndaj përfaqësuesve të popullit dhe zyrtarëve të LDK-së, përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të dinjitetit institucional dhe të kulturës demokratike mbi të cilën ndërtohet shteti ynë”, thuhet në reagimin e partisë.
LDK thekson se mendimi ndryshe është vlerë themelore e demokracisë, por shprehja e tij kurrë nuk mund të kalojë në fyerje apo dhunë.



Të tjera
Kafenetë janë lokacioni më i keq për takimet e para
6 këshilla për të mos shtuar peshë
Njerëzit inteligjentë më vështirë e gjejnë dashurinë