Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se në kuadër të procesit të riorganizmit të brendshëm dhe në përputhje me autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë, është rifunksionalizuar Kolegjiumi i degëve të Prishtinës, si një mekanizëm i rëndësishëm për koordinim, vendimmarrje dhe forcimin e strukturave tona në kryeqytet.
“Kolegjiumi do të shërbejë si një platformë e përbashkët për harmonizimin e qëndrimeve politike të LDK-së në çështjet që lidhen me kryeqytetin, duke siguruar një qasje të unifikuar, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme në përfaqësimin tonë politik dhe institucional”, thuhet ne njoftim.
Njoftimi:
NJOFTIM PËR ANËTARËSINË
Në vijim të këtij procesi, së shpejti do të miratohen aktet normative të Kolegjiumit, të cilat do të përcaktojnë qartë organizimin, kompetencat dhe mënyrën e funksionimit të tij, në funksion të fuqizimit të strukturave tona, rritjes së efikasitetit dhe transparencës në veprimtarinë politike.
Gjithashtu, së shpejti do të mbahet një takim me asambleistët e LDK-së në Prishtinë, me qëllim të koordinimit të mëtejshëm të veprimit tonë politik në Kuvendin Komunal, si dhe në funksion të avancimit të qëndrimeve tona të përbashkëta.
Në këtë kuadër, angazhimi ynë mbetet i përqendruar në zbatimin konsekuent të programit të LDK-së për Kryeqytetin, duke synuar përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin urban të qëndrueshëm dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës.



Të tjera
Dorëheqja s’më pengon të jem pjesë e grupit të VV-së në Kuvend
Arrestohet çifti në Lipjan për moskujdesje ndaj djalit të tyre
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës