Bajrami: LDK nuk ka vota për ndryshimin e mënyrës së votimit

LDK nuk ka vota për ndryshimin e mënyrës së votimit

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka përsëritur qëndrimin e subjektit të saj politik rreth zhbllokimit të Kuvendit. Ajo tha se LDK nuk ka vota për ndryshimin e mënyrës së votimit.

“Dehari nuk na dha fjalën në seancë. Mundet me na ftu edhe 48 herë, çdo 48 orë, por ne nuk kemi vota për mënyrën e ndryshimit të votimit”, ka thënë ajo.

Bajrami, ka lënë të kuptohet se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

“Duket se po shkojmë drejt një procesi zgjedhor, dhe nëse shkojmë fletëvotimi duhet të jetë i qartë: Kosova apo Albulena Haxhiu”, tha ajo.

Bajrami tha se e përkrahin që lënda për vendimet e Avni Deharit, të shkojë në Kushtetuese.

“Nëse ka iniciativa për Gjykatë Kushtetuese, ne e analizojmë lëndën dhe jemi për zhbllokimin e situatës”, theksoi ajo.