LDK nuk ndryshon qëndrim – kundër verifikimit të mandateve të deputetëve që kanë post ekzekutiv

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit është në interes kombëtar.

Para mediave, Abdixhiku tha se shpreson që kryesuesit ta respektojë skenarin e Kuvendit dhe jo skenarin e partisë, transmeton Telegrafi.

“Është me interes kombëtar që institucionet e Kosovës të formohen e të nis betimi i deputetëve. Ftoj të respektohet Kushtetuta dhe procedura. Shpresoj që kryesuesi i kësaj seance, që rastis të jetë më i vjetri e që rastis të jetë nga partia e parë, të respektoj skenarin e Sekretariatit të Kuvendit e jo skenarin e partisë. Nëse në Kuvend veprojmë me skenarë të partisë, kemi thyer rendin kushtetues. Ka një skenar të përgatitur nga Kuvendit të cilin ne e respektojmë”.

Kreu i LDK-së tha se do të votojë kundër raportit për verifikimin e mandateve derisa qeveritarët nuk kanë dorëzuar dorëheqjet.

Ai po ashtu deklaroi se nuk kanë kërkesë që qeveria të mbetet pa kryeministër.