Deputetja Hykmete Bajrami ka paralajmëruar se LDK-ja do të bëjë kallëzim penal ndaj Albin Kurtit si kryeministër në detyrë dhe deputetëve të Vetëvendosjes që kanë ushtruar pozita të ministrave. Kjo, siç ka thënë ajo, për shkak se ata kanë ushtruar mandatin për një periudhë që nuk është e lejuar.
“U transmetua sikur kemi ndryshuar qëndrim, por në fakt janë krijuar rrethana të reja që kanë bërë të mundur evidentimin e deklaratës së Kryeministrit, dhe kjo deklaratë është pranuar si dorëheqje. Unanimisht është publikuar raporti. Kjo nënkupton që Komisioni e ka njohur si faktike dorëheqjen deklarative të Kryeministrit dhe ministrave. Të gjithë ata që kanë bërë betimin, e kanë bërë një shkelje duke ushtruar detyrën e Kryeministrit dhe ministrave”.



Të tjera
444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë
Kurat natyrale kundër kollitjes dhe problemeve me frymëmarrjen
The*rje me thi*kë në Aktash të Prishtinës