Deputetja Emilja Rexhepi, pak orë para takimit të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani më 15 maj, ka theksuar se është duke pritur se çfarë do të propozoj e para e shtetit.
“Le të shohim fillimisht se çfarë do të na propozojë presidentja” tha Rexhepi.
Ajo shtoi se të gjitha partitë duhet të bashkëpunojnë për të çuar përpara procesin e konstituimit të institucioneve.
“Të gjithë së bashku duhet të konstituojmë Parlamentin, t’i votojmë nënkryetarët dhe t’i hapim rrugën Kurtit për të formuar qeverinë,” u shpreh ajo.
“Nëse jo, më mirë të shkojmë në zgjedhje,” përfundoi ajo. /Frontonline
Të tjera
Uji nga Liqeni i Badocit nuk duhet të përdoret për pije
Qeveria e Kosovës shpërndan libra falas për nxënësit shqiptarë në Preshevë
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen