Të gjitha lëngjet e freskëta të frutave janë jashtëzakonisht të pasura me materie bimore aq të nevojshme për organizmin, të ashtuquajtura tonutriente, të cilat na mbrojnë nga shumë sëmundje.
Në këtë kuptim më i miri është lëngu i portokallit, i cili përmban rreth gjashtëdhjetë antioksidantë natyralë, ndër të cilat më së shumti avonoide, qe janë përgjegjëse për shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe të imunitetit.
Një gotë lëng portokalli jep 110 kalori dhe i përmbush nevojat mesatare ditore për vitaminën C.
Është burim i mirë i kaliumit, folacinit dhe tiaminit (B1), ndërsa përmban edhe B6, niacin dhe magnez.
Lëngu natyral i portokallit, është dëshmuar shkencërisht për ngritjen e nivelit të HDL-se, kolesterolit të mirë.
Ai gjithashtu ndihmon në rregullimin e tretjes, parandalon të ashtuquajturën hipoglikemi të mëngjesit, respektivisht rënien e sheqerit në gjak, ndryshimet në disponim, dhimbjen, ankthin dhe depresionin.



Të tjera
Merrni nga një lugë vaj kokosi çdo ditë për trup të shëndetshëm
444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë
Kurat natyrale kundër kollitjes dhe problemeve me frymëmarrjen