Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara, lëngu i pemëve mund të jetë edhe më i rrezikshëm për shëndetin sesa pijet e gazuara apo limonada.
Hulumtimi i të dhënave nga 13 mijë njerëz dëshmoi se konsumimi i 340 mililitrave të lëngut të pemëve në ditë mund ta rrisë rrezikun për vdekje të hershme për gati 25 për qind.
Ekspertët thonë se fruktoza e këtyre pijeve mund ta shkaktojë rezistencën ndaj insulinës dhe nxitjen e hormoneve që ndikojnë në grumbullimin e yndyrës rreth belit. Këto mund ta rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës dhe diabetit.
Hulumtimi i ri, i publikuar në revistën e Shoqatës Mjekësore të Amerikës, i krahasoi për herë të parë lëngjet e pemëve pa sheqer të shtuar me pijet me sheqer, siç janë Coca Cola dhe limonada.
Pas analizimit të të dhënave, u zbulua se shkalla e vdekjeve të hershme lidhet me të gjitha pijet e ëmbla, pavarësisht se a përmbajnë sheqer natyral apo artificial.
Sipas këtij studimi, një gotë me 340 mililitra të pijeve me sheqet të shtuar e shton për 6 për qind rrezikun nga vdekja e hershme, ndërsa pirja e një gote tjetër me lëng pemësh e çon nivelin e rrezikut në 24 për qind.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë të Britanisë së Madhe, një njeri i rritur nuk duhet të pijë më shumë se 150 mililitra lëng pemësh në ditë, shkruan “The Telegraph”.



Të tjera
Ndërpritet përkohësisht seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit për shkak të gjendjes shëndetësore
Roli i kafesë në shkrirjen e dhjamit
Serbia vazhdon me përjashtimin e shqiptarëve