Është lëshuar në qarkullim ura e re mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut me atë të veriut. Këtë e ka konfirmuar sot ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re”, ka shkruar Sveçla në rrjete sociale, derisa në fotografinë e postuar nga ai shihen vetura e qytetarë duke lëvizur mbi urë.
Ura u hap në ditën e 55-të prej kur nisi ndërtimi i saj.
Të tjera
Në emër të kryetarit të Kuvendit ju bëj thirrje për bashkëpunim
Ngërçi merr fund në Kuvend, Basha zë ulësen e kryetarit
Pas zgjedhjes së kryetarit, Kuvendi vazhdon seancën pas një ore