Nuk është sekret që sulmuesi veteran i Barcelonës, Robert Lewandowski, gjatë kohës së tij te Barcelona deri më tani, ka marrë oferta nga Arabia Saudite.
Por sulmuesi polak i ka rezistuar kryesisht këtyre ofertave pasi gjithmonë ka dashur të vazhdojë të luajë te Barça.
Megjithatë, mediat e Arabisë Saudite po raportojnë se Lewandowski mund të largohet dhe të bashkohet me Arabinë Saudite vitin e ardhshëm.
Sipas Al-Riyadiyah, sulmuesi mund t’i bashkohet Arabisë Saudite vitin e ardhshëm dhe t’i japë fund karrierës së tij te Barcelona.
Transferimi i mundshëm i Lewandowskit në Arabinë Saudite mund të shkaktojë një tranzicion të ri te Barcelona, duke i detyruar katalanasit të nënshkruajnë një sulmues të ri në merkato.



Të tjera
Disa nga ushqimet që mund t’iu mbrojnë nga gripi
Kështu duket vjeshta nëpër vende të ndryshme në botë
“Ultimatumi i Trump mund të ketë pasoja katastrofike”