Lewandowski drejt largimit, Laporta rikthen “ëndrrën” e madhe – Ekonomia Online

Lewandowski drejt largimit, Laporta rikthen “ëndrrën” e madhe

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, po mendon seriozisht për transferimin e Erling Haaland në verën e vitit 2026, sipas raportimeve nga El Nacional.

Lëvizja lidhet me largimin e Robert Lewandowski, që nuk do të rinovojë kontratën dhe pritet të përfundojë në Arabinë Saudite.

Haaland, i shndërruar tashmë në një nga sulmuesit më frikësues në Europë te Manchester City, është konsideruar prej kohësh nga Laporta si zëvendësuesi ideal për qendrën e sulmit të Barcelonës.

Megjithëse çmimi i transferimit dhe paga e lojtarit mund të kalojnë 150 milionë euro, Laporta beson se ndikimi sportiv dhe medial do të justifikojë investimin. Në moshën 26-vjeçare, Haaland do të bëhej forca kryesore e sulmit, duke kompletuar talentet e reja si Lamine Yamal dhe Pedri për të formuar një trio sulmuese që mund të dominojë Europën.

Ky lëvizje konsiderohet rrezik strategjik, por Laporta mbetet i bindur: për të rikthyer Barcelonën në majat e futbollit, Haaland është një domosdoshmëri.