Përparim Rama zbulon detaje: Liburn Aliu më tha që i ka thënë Hekuran Murati “pse me i ndihmu Ramës”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar detaje nga bllokada që sipas tij, ia ka bërë niveli qendror.
“Me ish-ministrin Liburn Aliu e kam pyetur pse nuk po e nënshkruan ministri i Financave, më ka thënë ai nuk po do me shty përpara, se po thotë që këto janë, pse me i ndihmu Përparim Ramës. Po i kam thënë, atij ia kam lanë fajin, kam mendu që ai, nuk ka qenë ai, ka qenë Hekuran Murati që e ka blloku”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.
Për këtë, KosovaPress ka kontaktuar edhe ish-ministrin Liburn Aliu, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.



Të tjera
Pesë arsyet pse nuk po ju zhduken puçrrat nga fytyra
Bëni rrobat tuaja të duken si të reja
Emërllahu shpërtheu në lot pas largimit nga Cluji