Liderët e tri partive me vota minus nga rinumërimi, Haradinaj në plus

Liderët e tri partive me vota minus nga rinumërimi, Haradinaj në plus

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve, ku deri më tani janë rinumëruar mbi 77 për qind apo 1 mijë e 973 nga 2 mijë e 557 vendvotime.

Sipas rezultateve shumë kandidatë për deputetë kanë pësuar ndryshime në numrin total të votave, duke përfshirë edhe liderët e partive politike.

Bazuar në të dhënat e 77 për qind të votave të rinumëruara, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti deri më tani ka minus 413 vota.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka minus 104 vota, ndërkaq Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës, minus 167.

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj momentalisht ka 28 vota plus.